Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e aktorit Blerim Peci.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, thuhet në postimin e Presidentit Thaçi në facebook.
Përndryshe, ende nuk dihet arsyet e vdekjes së aktorit Peci, por flitet se kishte probleme me melçin./KosovaPress/