Sport

Tifozët e Cityt kundër Guardiolas, i japin përkrahje të madhe Hartit (Foto / Video)

Joe Hart ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët e Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Steaua Bucurestit (1:0), e cila u zhvillua në kuadër të Play Offi’it të Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, vendosi që portierin anglez, Joe Hart, ta inkuadroj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Steaua Bucurestit.

Por, strategu spanjoll u befasua me përkrahjen që mori portieri anglez nga tifozët e Cityt që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Etihad’.

Guardiola e kishte lënë në bankën rezervë Hartin deri më tani. Madje, ish trajneri i Bayern Munichut në vend të Hartit do ta transferoj portierin e Barcelonës, Glaudio Bravo.

Por, strategu spanjoll e mori përgjigjen e duhur nga tifozët e Cityt, se çfarë duhet të bëjë  me Hartin.
https://www.youtube.com/watch?v=GG5E8AZ-KN4