Sport

Flet Simeone pas eliminimit të Atleticos nga Champions League

Simeone e sheh si diçka pozitive eliminimin nga Liga e Kampionëve, pavarësisht se “dhemb një gjë e tillë”.

Atletico Madridi është eliminuar nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013, dhe tani do të bëjë gara në Europa League, trofe të cilin e fitoi në vitin 2012 kundër Athletic Bilbaos pikërisht në krye me Diego Simeonen.

“Është e dhimbshme, sepse futbolli është i mrekullueshëm”, u përgjigj Simeone pas eliminimit nga Championsi.

“Morëm më shumë pikë ndaj skuadrës në pozitën e parë se ndaj asaj të fundit”, duke iu referuar Romës dhe Qarabag. Italianet janë kualifikuar tutje si lider në Grupin C, pas barazimit të Chelseat.

“Nuk duhet të gjejmë arsyetime që nuk kaluam tutje. Kundër Qarabag kishim shumë raste në “Wanda Metropolitano”, por nuk e konkretizuam asnjë”, shtoi ai.

“A është dështim eliminimi nga Championsi? Dështim jo, sepse është një situatë që mund edhe të na ndihmojë”, vijoi Simeone, duke lënë të kuptohet se do të luftojnë për të triumfuar në Europa League, aty ku kundërshtarët janë të një niveli tjetër.

Përveç kësaj, mos pjesëmarrja në Champions do t’iu mundësojë të fokusohen në La Liga dhe Copa del Rey. /Gazeta Express/