Lidhja e tyre filloj në fshehtësi por me kohë çdo gjë u bë publike, pasi ata nuk u lanë rehat nga mediet, e marrëdhënia e tyre u bë serioze sa arritën deri në martesë, shkruan Kosovarja.
Ishte Marina kjo që e dërgoj në altarë djaloshin i cili bëri shumë aventura dhe la pas vetës shumë femra të cilat ato edhe sot përmenden si ish të dashurat e Getit.
Ata para disa muajve i dhanë fund beqarisë, me një dasmë me të ftuar të shumtë dhe më një ambient përrallor në breg det, dhe për këtë ditë ajo besoi në grimerin kosovar.
Marina dhe Geti u shfaqen të mrekullueshëm në ditën më të rëndësishme të tyre jetësore. Ata tashmë vazhdojnë me angazhimet e tyre, Geti me projekte muzikore, ndërsa Marina me realizimin e spektaklit ‘C’est la vie’. Ky spektakël do punë, kohë dhe përkushtim e prezantuesja është zotuar për këtë pjesë dhe ia del mban për mrekulli.
Nga të gjitha përgatitjet vjen dhe pjesa finale se si do duket ajo në secilën mbrëmje të spektaklit. Për pjesën shumë të rëndësishme ajo i beson atij që edhe për ditën e martesës i dha shkëlqim në fytyrën e saj e ky është grimeri nga Prizreni Arbër Bytyqit. Çifti, Geti Marina si duket e kane bërë si të familjes.