Sport

Përzgjedhësi i Finlandës tregon pse nuk e ftoi Hetemajn, lajm i keq për Kosovën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Finlandës, Hans Backe, ka treguar arsyen pse e ka lënë jashtë mesfushorin shqiptar për ndeshje kundër Gjermanisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se arsyeja kryesore pse Hetemaj nuk është i ftuar është se ai ndodhet në atdhe dhe nuk dëshiron të luajë kundër vendit të tij, shkruan Express.

“Ai nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, që vendi i tij sic është edhe Finlanda,” ka shpjeguar Backe, përcjell Express.

Ai ka thënë se e respekton vendimin e tij.

“Kjo është një situatë e vështirë dhe e kuptoj, e po ashtu e respektoj vendimin e tij,” tha ai për YLE Sport, përcjell Express.

“Pas këtyre dy ndeshjeve, do ta diskutoj prapë këtë situatë me Hetemajn,” tha ai.