Një biznesmen i pasur, i ka paguar gjobat të cilat u janë shqiptuar tri grave që e shkelën vendimin e qyteteve të Francës, për të mos veshur burkini në plazh. Ai po ashtu ka ofruar që ta paguajë edhe për njerëz të tjerë që gjobiten nga ky ligj i ri.
Rachid Nekkaz, një ndërmarrësh patundshmërish nga Algjeria, ka thënë se personalisht e kundërshton bartjen e burkinit dhe mbulesës, mirëpo beson se brenda një demokracie, askush askujt s’ka të drejtë t’ia ndalojë dikujt t’i veshë rrobat që i zgjedhë vetë.
“Kjo veshje nuk përbën kërcënim për lirinë e të tjerëve apo për sigurinë e territorit. Sapo ta shoh që Franca nuk po i respekton të drejtat dhe liritë fundamentale, gjithmonë e kam librin e çeçeve jashtë”, ka thënë ai në një intervistë me gazetën britanike The Telegraph.