Kënga e Kastro Zizos dhe Kejtlin Pjalmit nuk është pranuar për të konkurruar në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, duke e përjashtuar pa i dhënëë argumente. Ai ka qenë i ftuar në “Top Show Magazine”, ku ka folur me tone të ashpra për këtë censurë që i është bërë.
Kastro Zizo ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH. Ai pretendon se nuk ka marrë asnjë shpjegim për refuzimin e këngës që ka dërguar për të konkurruar. Sipas tij, përgjegjësit e këtij festivali janë njerëz që merren me pazare dhe po e përdhosin artin prej vitesh.
“Këta janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit. Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor”, u shpreh Kastro.
Pas reagimit të tij, moderatori Alban Dudushi është munduar ta qetësojë duke u kthyer nga Kejtlin e duke e pyetur me humor, nëse e frikësonte Kastro me këtë lloj sjelljeje.
“Kastro është shumë i mirë”, është shprehur ajo me buzëqeshje.