Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Mihrije Braha pati ditë feste në shtëpinë e saj.
Kjo për faktin pasi që Miki ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse ajo feston 50-të vjetorin e lindjes së saj, ajo ende vazhdon të jetë në top formë.
Këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve të shumta që ajo publikon në rrjetet sociale.
E në ditëlindjen e saj, familjarë e miq u kujdesën që ajo të merr urimet më të bukura.
Një nga befasitë që ajo mori ishte kur motra e saj Lori dhe humoristët e Odeonit ia kënduan këngën e ditëlindjes.
Kjo e ka bërë Mikin të ndihet shumë mirë pasi këto momente ajo i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.