Sport

Mancini hedh poshtë mundësinë për ta marrë drejtimin e kombëtares italiane

Roberto Mancini e ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të emërohet trajner i kombëtares italiane pas shkarkimit të Giampiero Ventures.

Ventura u shkarkua në mes javë pasi dështoi ta çojë Italinë në Kupën e Botës për herë të parë pas 60 viteve, transmeton Express.

Ndërkohë që Carlo Ancelotti është favorit, Mancini është emri tjetër i madh në listën e trajnerëve që mund ta marrin drejtimin e “Të Kaltërve”.

Por, ish trajneri i Interit dhe Manchester City ka thënë se është i lumtur në Zenit dhe nuk mendon për kombëtaren.

“Si shumë bashkatdhetarë, edhe unë kam ëndërruar ta shihja Italinë në Kupën e Botës në Rusi. Jam trishtuar shumë kur kam parë që Italia u eliminua. Nuk jam i befasuar se emri im është në listë. Por, jam i lumtur në Zenit”, ka thënë Mancini për Match TV. /Express/