Dje në rrugën “Imzot Nik Prelaj” në Prishtinë, policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi i janë gjetur 10 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Më pas, njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara.
Substancat narkotike janë konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Express.