Sport

Zidane llogarit në të gjithë lojtarët, përveç njërit, për derbin e Madridit

Gjërat nuk kanë qenë të lehta për Zinedine Zidane gjatë muajit të fundit për shkak të rezultateve të dobëta dhe vështirësive me menaxhimin e skuadrës.

Por, tani gjërat duken më mirë pasi të gjithë lojtarët, përveç njërit, janë në dispozicion të teknikut francez, transmeton Express.

Fitorja ndaj Las Palmas dhe kthimi i pashmangshëm i Dani Carvajal, Gareth Bale dhe Keylor Navas, e kanë ngritur disponimin në Real Madrid.

Edhe vetë Zidane beson se lëndimet kanë qenë faktor i madh në fillimin zhgënjyes këtë sezon.

Por lajmi i mirë është se, nëse gjithçka shkon sipas planit, Navas, Carvajal, Bale dhe Varane do të jenë në dispozicion për derbin e Madridit në “Estadio Wanda Metropolitano” më 18 nëntor.

Lojtari i vetëm i cili do të mungojë ende është Mateo Kovacic, për të cilin ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të kthehet. /Express/