ShowBiz

“Ditëlindje në parajsë!” Përlot me urimin miku i ngushtë i Adelës…

Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adela Xhamani, e cila ka ndërruar jetë javën që lamë pas si pasojë e një ataku në zemër do të festonte gjatë ditës së sotme ditëlindjen e saj.

Përveç balerinës dhe mikes së saj Isida Mollaymeri, një tjetër mik i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho ka publikuar disa momente prekëse të saj. Në Instastories, Eraldo ka publikuar një pjesë nga eventi i revistës Who ku shfaqet Adela e veshur me të bardha, e qeshur dhe mjaft e çlirët.

Gjithashtu përveç saj ai ka publikuar foton e disa ëngjejve ku shkruan: “Të kam zemër! Gëzuar ditëlindjen në parajsë, ëngjëlli im,”-përfundon gazetari i njohur. Gjithashtu javën që lamë pas Eraldo i dedikoi një emision special mikes së tij dhe rrugëtimin të saj në karrierë deri në çastin që ndërroi jetë./Gazeta Express/

the authorE B