ShowBiz

Për Arminën është gjithmonë verë dhe plazh!

Ajo është ndër blogeret më të njohura shqiptare dhe si e tillë profilet në rrjetet sociale do të jenë të mbushura me foto nga udhëtimet e shumta.

E tillë është Armina Mevlani, e cila nuk mungon pothuajse asnjë ditë në rrjetet sociale duke ndarë me miqtë dhe ndjekësit foto nga udhëtime të ndryshme.

Në një postim sot Armina na e risjellë në vëmendje verën e nxehtë.

Me një foto provokuese anës detit mbi një lisharse Armina shkëlqen në të vërtetë e veshur me kostum rozë.

Kjo foto tregon sesa e lumtur ndihet Armina, edhe pse është shkrepur në muajt e verës. Pak ditë më parë ajo festoi përvjetorin e lidhjes së saj me partnerin, Shkëlzen Berishën, ku prej tre vitesh e festojnë në të njëjtin vend në liqenin e Comos.

/Gazeta Express/

the authorE B