Aktuale

Djali i Nexhat Dacit pjesë e Qeverisë “Haradinaj”, emërohet zëvendësministër

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacin.

Daci është djali i akademikut Nexhat Daci. Lajmin për emërimin e ka bërë publik vetë zv/ministri, Daci përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka falënderuar Haradinajn për besimin e dhënë.

“Nga sot jam emëruar Zv.Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Flm shumë për besimin Kryeministër Haradinaj”, ka shkruar ai.

the authorE B