Sport

Kështu Vinicius kurrë nuk do të luajë në Madrid, po e “masakrojnë” në Brazil

Vinicius Junior është viktimë e ndërhyrjeve brutale në Brazil.

Talenti i Brazilit, Vinicius Junior, është viktimë e ndërhyrjeve brutale në Brazil dhe mund të mos luajë një ditë për Real Madridin nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Vinicius, që gjatë verës u ble nga Real Madridi, i ka shpëtuar çuditërisht disa herë ndërhyrjeve brutale, ashtu sikurse edhe në sfidën e fundit që mund ta shikoni në videon e më poshtme. /Gazeta Express/