Sport

Milan nuk do ta shesë Donnarumman për 40 milionë euro

Milan nuk do të heq dorë lehtë nga Gigio Donnarumma

Sipas mediave italiane, Gigio Donnarumma në fund të sezonit mund të largohet nga skuadra e Milant.

Destinacioni i mundshëm i portierit të Italisë është gjiganti francez, Paris Saint-Germain, përcjell Express.

Por, Calciomercato.com ka bërë të ditur se Rossonerët do të refuzojnë ofertat për Donnarumman të cilat kapin shifrën e 40-45 milionë eurove.

Por, Paris Saint-Germain mund ta blej kartonin e Donnarumman për 70 milionë euro, pasi kjo është shifra e klauzolës për prishjen e kontratës. /Express/