Kampionati i Spanjës do të aplikojë arbitrazhin video (VAR) duke nisur nga sezoni 2018-2019, ka bërë të ditur presidenti i Federatës Spanjolle (RFEF), Juan Luis Larrea, pas aplikimit në Seria A italiane dhe na Bundesligën gjermane.
I pyetur nga radioja spanjolle Cadena Ser se kur do te nise kjo reforme ne Liga, Larrea u pergjigj “Në sezonin e ardhshëm”.