Sport

Liverpooli ka gati 25 milionë euro për Emersonin

Liverpooli është duke u interesuar për Emerson Palmierin.

Sipas asaj që raporton “Gazzamercato”, Liverpooli ka bërë gati 25 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Romës, Emerson Palmieri, i cili aktualisht po vuan nga dëmtimi i ligamenteve.

Interesimi i Jurgen Klopp për Brazilianin nuk është diçka e re sepse ai kishte pyetur për lojtarin para se të lëndohej rëndë në maj.

Mësohet se Liverpooli i ka ofruar kontratë brazilianit deri në vitin 2022 me pagë më të lartë që aktualisht merr te Roma dhe e dëshiron atë që në afatin kalimtar të janarit.

Emerson pritet të kthehet në fushë muajin e ardhshëm. /Gazeta Express/