Ndeshje mes Gironas dhe Real Madridit mund të shtyhet për një datë tjetër
Ndeshje mes Gironas dhe Real Madridit është në program që të luhet të dielën nga ora 16:15, në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligës.
Por, sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, kjo ndeshje mund të mos zhvillohet për arsye siguri.
Girona është klub i Katalonjës, ku situata nuk është e mirë që nga referendumi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.
Por, Zinedine Zidane nuk beson se mund të ndodhë diçka e keqe gjatë ndeshjes me Gironan, përcjell Express.
“Ne nuk jemi të shqetësuar, siguria do të jetë e njëjtë si gjithmonë”, ka deklaruar Zidane pas fitores ndaj Fuenlabrada në Copa del Rey. /Express/