ShowBiz

Steven Seagal akuzohet për ngacmim seksual

Steven Seagal është akuzuar për ngacmim seksual nga prezantuesja amerikane Lisa Guerrero.

Prezantuesja e “Inside Edition” pohoi se ajo ishte keqtrajtuar nga ylli i filmit aksion në kohën kur ishte në prova për filmin e tij “Fire Down Below” në mesin e viteve ’90.

Në një intervistë me Newsweek, Guerrero pretendon se ajo fillimisht ishte thirrur për audicion për filmin në shtëpinë e Seagalit, kështu që ajo mori edhe një mike me vete që të mos ishte vetëm me të.

Sipas Guerrero, Seagal hapi derën e dhomës, dhe i bëri një seri pyetjesh personale, derisa ishte i ulur në një karrige të ngjashme me fron.

“Kam shkuar në shtëpi duke u ndier shumë mirë në lidhje me provën, dhe po atë ditë më thirri menaxheri im duke më thënë: “Steven do që ta jep një rol, por ti duhet të shkosh sërish në shtëpinë e tij për një provë private sonte”, tha prezantuesja.

Guerrero thotë se ajo nuk pranoi, dhe roli iu dha më pas një aktore tjetër./klankosova/

the authorE B