Sport

Zyrtare: Everton shkarkon trajnerin Koeman

Skuadra angleze, Eveton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin holandez, Ronald Koeman

Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman, pas rezultateve shumë të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Holandezi u shkarkua pas vetëm 16 muajsh në krye të skuadrës nga Liverpooli.

“Everton mund të konfirmojë se Ronald Koeman është larguar nga skuadrat. Presidenti dhe Bordi i Drejtorëve e falënderojnë për shërbimin në këto 16 muaj, duke dërguar skuadrën edhe në vendin e shtatë sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Everton pas nëntë xhirove këtë sezon, renditet vetëm në vendin e 18, që dërgon në Championship sezonin e ardhshëm. /Express/