Rajon & Botë

Kamikazi i vret 13 persona në qytetin verior nigerian

Një kamikaz me bombë i ka vrarë 13 persona në qytetin verior të Nigerisë, Maiduguri, njofton një zyrtar policor.

Sulmi i të dielës mbrëma, në të cilin po ashtu u plagosen pesë persona tjerë, ndodhi në zonën Muna të qytetit, ka thënë për Reuters komisionari i Policisë, Damian Chukuw, transmeton Express.

Në këtë zonë ndodhet një kamp i refugjatëve që kanë ikur nga konflikti me kryengritësit islamikë të Boko Haramit.

the authorE B