Roani i vogël edhe pak ditë do të bëhet pesëmuajsh.
Në ndërkohë, Roani po bëhet çdo ditë e më i ëmbël, transmeton Gazeta Express.
E nëna e tij Majlinda po shijon çdo moment teksa e sheh djalin e saj duke u rritur.
Përmes disa fotografive të Roanit, shumë nga fansat thonë se ai i ka ngjarë shumë babait të tij, reperit Majk.
Por, Majlinda e thotë të kundërtën.
Në një fotografi që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory, tregon se Roani i ka ngjarë më shumë asaj.
“E kam nga nëna ime”, kishte shkruar Majlinda.
Ndonëse, raportet e Majkut e Majlindës ende janë të paqarta, të dy shihen shumë të përkushtuar ndaj djalit të tyre Roanit të vogël./Gazeta Express/