Rajon & Botë

6 milionë ushtarë? Eksperti ushtarak: Koreja e Veriut do të shpartallohej brenda tri javësh

Koreja e Veriut mund të ketë deri në gjashtë milionë ushtarë gati për luftë, megjithatë, një ekspert ka pohuar se në rast të një lufte me perëndimin, ajo është në gjendje të luftoj vetëm për tri javë, raporton “Express.uk”.

Udhëheqësi despotik i kombit të vetmuar, Kim Jong-un, është dukei rezistuar kërcënimeve të SHBA-së për një luftë nukleare.

Donald Trump premtoi se do ta “shkatërronte tërësisht” Korenë e Veriut nëse ajo do vazhdonte të kërcënonte SHBA-në dhe aleatët e saj.

Pavarësisht nga dënimet ndërkombëtare dhe sanksionet, Kim Jong-un ka vazhduar me programin e tij të armëve bërthamore.

Por, Bruce Bechtol, një profesor në Angelo State University në Teksas dhe ish analisti i lartë i Azisë Veriore të Pentagonit, tha se forcat e Koresë së Veriut do të shpartallohet brenda tre javësh pas shpërthimit të konfliktit.

Ai tha se koreanët e Veriut kanë dy deri tre javë stoqe – municion, ushqim, lëndë djegëse – për të luftuar.

“Kjo është gjithcka që kanë. Pra, plani i tyre i luftës duhet të përfshijë përmbushjen e të gjitha qëllimeve që ata kanë brenda kësaj kornize të shkurtër “.
Sipas tij shtria e Koresë së Veriut do të bjerë nga mungesa e furnizimeve.

the authorE B