Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sërish do të luftojnë për Topin e Artë
Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi do të luftojnë përsëri për Topin e Artë, një çmim që nderon lojtarin më të mirë të vitit.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Ronaldo është favorit për ta fituar këtë çmim pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me Real Madridin.
Kurse, Messi është një hap prapa portugezit. Argjentinasi sezonin e kaluar me Barcelonën ka fituar vetën Copa del Rey, përcjell Express.
Messi deri më tani ka fituar pesë herë Topin e Artë, derisa Ronaldo katër here. Portugezi kësaj radhe mund ta brezoj argjentinasin. /Express/