Ish-sulmuesi argjentinas, Mario Kempes, thotë se të vetmit njerëz që do të ishin të lumtur me mungesën e Lionel Messit në Kupën e Botës, janë tifozët e Diego Maradonës.
Argjentina është në një pozitë të palakmueshme para ndeshjes së fundit eliminatore kundër Ekuadorit në, të cila do të zhvillohet në Quito këtë të marte, pasi që ka barazuar në tri ndeshjet e kaluara gjatë të cilave ka shënuar vetëm një gol, transmeton Express.
Kombëtarja argjentinase është e gjashta në tabelën e Amerikës Jugore, por një fitore ndaj Ekuadorit do të mjaftonte për ta siguruar të paktën play-offin, pasi Peru dhe Kolumbia, të dyja të renditura më poshtë se Agjentina, do të ndeshen nder vete.
Kempes, i cili e fitoi këtë trofe në vitin 1978, thotë se do të ishte katastrofë nëse Messi mungon në Rusia 2018, por beson se do t’i shtonte peshë pohimeve se ylli i Barcelonës nuk e ka arritur kurrë nivelin e Maradonës.
“Kupa e Botës pa Messin dhe Argjentinën do të ishte katastrofë”, ka thënë ai për Super Deportivo Radio de Santa Fe.
“Të vetmit që do të ishin të lumtur nëse Messi nuk shkon në Kupën e Botës do të ishin tifozët e Maradonës, sepse në këtë mënyrë, ata mund të vazhdojnë të thonë se ai nuk është më i miri”, ka shtuar ai. /Express/