Sport

Barcelona po e monitoron Silvan

Barcelona është duke monitoruar Andre Silvan.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona është duke monitoruar sulmuesin e Milanit dhe Portugalisë, Andre Silvan për ta transferuar në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

21 vjeçari kontribuoi me një gol dhe një asist për Cristiano Ronaldon në fitoren 2:0 të Portugalisë kundër Andorrës.

Në tribuna ishte drejtori sportiv, Robert Fernandez, duke rritur edhe më shumë spekulimet.

E përditshmja katalanase raportoi se ai ishte atje për të shikuar nga afër Andre Silvan dhe talentin e Sporting Lisbonës, Gelson Martins.

Milani transferoi Silvan nga Porto verën e kaluar për 38 milionë euro plus bonuse. /Gazeta Express/