“50 vitet? Numri nuk më tremb. Përkundrazi më duket nje moment emocionues”, kështu Julia Roberts, që në 28 tetor do të fikë 50 qirinj, tregon për Vanity Fair se si ndihet në prag të një ditëlindje të tillë të rëndësishme.
Dhe për të filluar festimet, aktorja e bukur, e ftuara e James Corden në “Show Late Late Show”, ishte protagoniste e një videoje për të qeshur që përmbledh karrierën e saj të shndritshme, nga “Pretty Woman” në “Notting Hill” në filmin e ri “Wonder “: 26 filma në dhjetë minuta zbavitëse.
Një udhëtim në kujtesën e Julia Roberts, e shoqëruar nga James Corden ku ka ripropozuar disasekuenca nga filmat e saj kult. Dyshja ka filluar me “Notting Hill” dhe ka vazhduar me “Pretty Woman”, “Erin Brockovich” e “Flatliners”, në një sekuencë të shpejtë të ndërrimit të veshjeve dhe objekteve skenike në një kohë për dhjetë minuta.
Nënë e tre fëmijëve dhe me një karrierë të gjatë mbi supe, ish Pretty Woman u bë “Woman”, përkundrazi një “Wonderwoman” dhe “Wonder” është pikërisht titulli i filmit të saj të fundit , i dalë në 17 nëntor në Amerikë, që do të shfaqet në Itali ne fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, në të cilën interpreton nënën e një fëmije të sëmurë.
50 vitet nuk e trembin, ajo, e bukur dhe rrëzëllitëse sikur koha të ishte ndalur , duket se ka vërtet super fuqi.