ShowBiz

Bruno po vuan ndarjen nga Arta? Ja çfarë shkruan këngëtari

Pa e konfirmuar ende lidhjen, Bruno dhe Arta i dhanë fund.

Fillimisht ishin portalet që dyshuan për ndarje pasi çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram e më pas vetë Bruno konfirmoi se nuk ishte më në një lidhje me Artën në një intervistë pak ditë më parë.

Dyshja duket se duheshin shumë dhe lidhja e tyre nuk ishte një flirt i zakonshëm pasi këngëtari i kushtoi aktores dy këngë: “Karma” dhe këngën e fundit “A më do”.

Megjithatë edhe pse nuk dihen arsyet e ndarjes, ajo që po shihet së fundmi është se Bruno mesa duket nuk po e përjeton mirë.

Ai ka postuar sot një foto në Instagram ku shfaqet i menduar e krahas fotos shkruan: “A më do, edhe ti?!”, përgjigje të cilën vetëm Arta mund ta di.

the authorE B