Sport

Lukaku nuk luan ndaj Bosnjës

Romelu Lukaku është lënë jashtë nga ekipi i Belgjikës për ndeshjen kualifikuese për Botëror me Bosnje dhe Hercegovinën.

24-vjeçari po vuan nga një lëndim dhe tani nuk ka udhëtuar drejt Sarajevës për ndeshjen e së shtunës.Belgjika tashmë është kualifikuar për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Federata belge ka konfirmuar se sulmuesi i Manchester Unitedit mund të luajë në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Qipros.