Ajo është vajzë në një familje artistësh.
Bëhet fjala për Renee-n, vajzën e çiftit të njohur Nora Istrefi e Robert Berisha, transmeton Gazeta Express.
Kaq e vogël por Renee po shpreh talentin në muzikë. Ndoshta në të ardhmen ajo do të shkojë drejt hapave të prindërve e të merret me muzikë.
Në një video që Nora ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory Renee shihet me një mikrofon lodër në dorë e duke u munduar të këndojë këngën e tezës së saj Erës “Bon Bon”.
Renee duket shumë e ëmbël teksa shihet si një yll i vogël në skenë.