Leon Goretzka pritet të transferohet në Bayern Munich
Sipas Sky Sports, mesfushori i talentuar i Schalke, Leon Goretzka ka vendosur që t’i bashkohet Bayern Munichut.
Ai pritet të transferohet te gjiganti gjerman si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me Schalkes.
Interesim për Goretzka kishin shfaqur edhe ekipet e mëdha si: Bayern Munich, Inter dhe Juventus. Por, ai vendosi ta zgjedh Bayern Munichun. /Express/