Aktuale

Plagoset 24-vjeçarja, i shpërtheu bombola e gazit në ballkon

Një vajzë 24-vjeçare ka mbetur e plagosur pas shperthimit te bomboles se gazit qe e mbanin ne ballkonin e shtepise. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ne Lac, ne banesen e shtetasit A.G dhe e plagosur mbeti shtetasja M.G. 24 vjeçe.

“Ajo është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën”- njofton policia.

Njoftimi paraprak i policisë

Më date 03.10.2017, rreth ores 07:40 , në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç – Kurbin , ka shpërthyer një bombël gazi e cila ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë , aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

the authorE B