Policia e Tiranës ka arrestuar një person për kontrabandë cigaresh dhe ka sekuestruar 1.301 steka cigaresh të markave të ndryshme, 27.225 euro, 55 dollarë dhe një automjet i tipit “Toyota”.
Personi i arrestuar është D.Y., 45-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi Rr. Sh., 65-vjeç, banues në Tiranë, shitës ambulant.