Jose Mourinho beson se mund ta bind që ta provojë një aventurë të re në Manchester United.
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e yllit të Romës, Radja Nainggolan.
“The Sun” ka bërë të ditur se Mourinho ka dërguar skautë për ta përcjell paraqitjen e 29-vjeçarit në ndeshjen mes Romës dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Nainggolan edhe në të kaluarën ishte objektiv i Manchester Unitedit por edhe skuadrës tjetër nga Premierliga, Chelsea.
Nainggolan së fundmi ka deklaruar dashurinë e tij për Romën.
Por, Mourinho beson se mund ta bind që ta provojë një aventurë të re në Manchester United.






















