Verën e ardhshme Dele Alli, ylli i Tottenham pritet të jetë tema më e nxehtë e merkatos.
Për të ka shprehur interesim të vazhdueshëm Barcelona e cila për të dytin sezon rresht kontakton me Tottenhamin i cili tha se lojtari për të paktën edhe këtë sezon nuk është në shitje. Në fakt, sipas shtypit spanjoll ai do të jetë objektivi kryesor i Real Madrid në merkaton e ardhshme të verës.
Kontrata e tij me “Spurs” skadon në vitin 2022 dhe vlera e tij në treg është mbi 100 milionë euro, por pas precedentit Neymar kjo vlerë mund të rritet ndjeshëm.





















