Migjeni i kohës moderne po synon që më 22 tetor të triumfojë në garën për kryetar të Ferizajt. Bashkim Fazliu, që njihet më shumë me nofkën Migjeni, thotë për KosovaPress, se ai është njeriu i duhur për Ferizajn, duke qenë inovatori i vetëm shqiptar. Në raundin e dytë, Fazliu, pret që shkojë bashkë me kandidatin e VV-së, Faton Topallin.
Migjeni që është kryetar i Nisma Qytetare për Ferizajn, tha se qytetarët kanë rastin që në zgjedhjet e 22 tetorit të zgjedhin mes tij si inovator dhe kundër kandidateve të tij, të cilët i quan me mentalitet të kanalizimit dhe asfaltit.
Bashkim Fazliu-Migjeni, në një intervistë për KosovaPress, tregon për përvojën e tij në menaxhim, shkollimin, sidomos në lëmin e inovacionit, pasi është inxhinier i diplomuar i telekomunikacionit dhe informatikës, mastër në elektroteknikë dhe menaxhment, por ka të kryer edhe Fakultetin Juridik dhe për integrimet evropiane.
Fazliu, përmend edhe inovacionet që ka zhvilluar, njëri prej tyre thotë se është përkthimi i Nokia në gjuhen shqipe, derisa së fundi ka zhvilluar inovacionin, siç thotë ai, botëror, “Mik Mik”, pasi ka edhe patentë botërore.
Duke i pasur të gjitha këto përgatitje, Fazliu thotë se ka vendosur t’i hyjë garës për të parin e Ferizajt, për të dytën herë, pasi ishte kandidat edhe në zgjedhjet e vitit 2013, për t’ua dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin.
“Dallon shumë mentaliteti i inovatorit me mentalitetin e kandidatëve aktual, kandidatëve që unë i kam quajtur mentalitet i kanalizimit, mentalitet i asfaltit. Nuk mundemi ne të shkojmë përpara vetëm me kanalizim, asfalt, ujësjellës sepse thjeshtë rinia pyet a hahet asfalti, a do të hamë vetëm asfalt. Do të thotë këta njerëz nuk i ofrojnë rinisë, këtij populli asnjë zgjidhje, se nuk kanë faj ata, pasi nuk kanë kapacitete. Ata kanë kapacitete vetëm për asfalt, kanalizim, nuk kanë kapacitete për ta udhëhequr këtë popull, për t’i dal para dhe me tregu dhe hap shtigje të reja, rrugë të reja, me qenë inovativ, kreativ. Për të pasur këtë duhet një begraund i gjatë në këtë aspekt, dhe një vizion shumë i qartë perëndimor. Me këtë mentalitet të kanalizimit dhe asfaltit ne nuk mund të hyjmë në Evropë, bile as në Afrikë gati sepse edhe Afrika është duke përparuar. Për atë unë e kam ofruar opsionin e inovacioni t”, tha Fazliu.
Megjithatë, ai shpreson që qytetarët do ta përkrahin mentalitetin e inovacionit, pasi është në të mirën e tyre. Mirëpo, thotë se është punë e tyre a do të vendosin që t’ia japin shansin mentalitetit të inovacionit apo mentalitetin e kanalizimit dhe asfaltit.
Migjeni thotë që i njeh disa gjuhë të huaja, si, Anglisht, Italisht, serbo-kroatishten, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, derisa, ka nisur ta mëson edhe gjuhën kineze, thotë se është detyrë e intelektualëve, siç është ai që t’ua tregojË rrugën e drejt qytetarëve.
Është detyrë e intelektualëve t’ia tregoj popullit rrugën e drejt, askush nuk na tregon rrugën e drejt pos neve. Në qoftë se një intelektual e donë këtë popull, këtë vend dhe rrinë anash, është e pafalshme. Mendimi është se është e pafalshme që një njeri që dinë sa do, atë që dinë ta ofroj popullit. Tash e jona, në këtë rast edhe imja është me ia ofruar popullit tim vizionin, dijen, dhe kapacitetin dhe guximin tim, a e pranojnë apo jo është çështje e tyre, por nesër nuk të më thotë askush pse Migjeni po i shikon punët e veta sepse t’i i ofrohet popullit me të gjitha, nëse nuk të përkrah i thua faleminderit unë e këqyri jetën time. Por nëse nuk i ofrohesh është gabim shumë i madh”, tha Faziu.
Në programin e tij, Migjeni thotë se ka në planë krijimin e 10 mijë vendeve të punës në qytetin e Ferizajt në mandatin katër vjeçar. Madje, pretendon se me një mandat katër vjeçar, plus katër vite tjera, Ferizajn dhe Kosovën ta bëjë Kaliforni të Ballkanit.
“Së pari unë i garantoj që brenda katër viteve në Ferizaj do t’i siguroj 10 mijë vende të punës me mentalitet të inovacionit. Unë po iu them 10 mijë, sepse me siguri kemi edhe me tepër, por për 10 mijë janë të garantuara. Po të isha në ndonjë komunë tjetër, pos Prishtinës, eventualisht Prizrenit, nuk do të mund ta bëja atë, por në Ferizaj realizohen pa problem. Ju garantoj se brenda një mandati katër viteve, dhe një mandati tjetër tetë vite ne do ta bëjmë Ferizajn dhe Kosovën një Kaliforni të Ballkanit, sepse ne kemi kapacitet”, theksoi ai.
Megjithatë, Fazliu nuk shpjegon se si mendon t’i krijojË 10 mijë vende të punës përmes inovacionit, duke thënë se këtë do ta bëjë vetëm kur të shkoj në balotazh. Në raundin e dytë, Fazliu, pret që shkojë bashkë me kandidatin e VV-së, Faton Topalli





















