WeChat i ndan të dhënat personale me qeverinë kineze. Kompania kohët e fundit ka përditësuar deklaratën e vet të privatësisë.
“Mund të na kërkohet që të mbajmë, ruajmë apo zbulojmë informacionet tuaja personale për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të pajtohet me një urdhër të gjykatës, thirrje gjyqësore ose proces tjetër ligjor”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
WeChat është shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në Kinë. Ai propozon një alternativë për shërbimin e mesazheve të zakonshme të bllokuar rregullisht në vend.
Termat tregojnë se aplikacioni do të ekspozojë informacione personale të tilla si emri, kontaktet, adresa e-mail dhe madje vendndodhja nëse përdoruesit kanë zgjedhur ta ndajnë atë me shërbimin. Kjo ndjek veprime të tjera agresive të kohëve të fundit nga qeveria kineze për të kontrolluar aktivitetet online.
Njerëzit kanë dyshuar gjatë se Tencent ka shkelur privatësinë e përdoruesve dhe përditësimi i fundit duket se konfirmon dyshimet e tyre, transmeton KosovaPress.