Sport

Ferdinand me profesion të ri, bëhet boksier

Ferdinandi e do një brez të boksit dhe ka vendosur t’i hyjë profesioni të ri.

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinandi, ka vendosur t’i hyjë një profesioni të ri, dy vjet pasi u pensionua nga futbolli. 38-vjeçari dëshiron të bëhet boksier, ka njoftuar kompania e basteve “Betfair”.

“Po i hyj kësaj sepse është sfidë. Kam fituar tituj dhe tani po dua një brez të boksit”, ka thënë ai.

Ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar: “Po ndodh, nuk po më pritet të punoj me ekipin”.

Ferdinand kishte paralajmëruar hyrjen në boks muaj më parë përmes videove në të cilën shihej duke ushtruar me trajnerin Mel Deane. /Gazeta Express/