Atletico Madridi ka ofruar 55 milionë euro plus 10 të tjera bonuse për Diego Costan.
Sipas asaj që raporton Marca, Atletico Madridi ka ofruar 55 milionë euro plus 10 të tjera bonuse për sulmuesin Diego Costa.
Costa aktualisht nuk mund të luajë për Atleticon, por Diego Simeone e dëshiron atë për pjesën e dytë të sezonit, që do të ishte një përforcim i madh për Los Colchoneros.
Marca raporton se gjithçka pritet të zgjidhet brenda pak ditëve dhe sipas të gjitha gjasave Costa do ta veshë edhe njëherë fanellën e Atleticos.
Costa vazhdon të mos stërvitet me Chelsean, pas largimit nga skuadra nga Antonio Conte.
Costa numëron 64 gola në 135 paraqitje për Atleticon në tre sezone. /Gazeta Express/