Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin përfundimtar të shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor. Sipas të dhënave të raportit, shuma për zgjedhjet parlamentare arrin 4 milionë e 40 mijë euro.
Sipas të dhënave nga ky raport shpenzimet për këto zgjedhje janë në shumën prej rreth 4 milion e 40 mijë euro. Këtë raport, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar në mbledhjen e sapo mbajtur, raporton Gazeta Express.
Raporti thotë se numri më i madh i mjeteve është shpenzuar për pagesa të Këshillave të Vendvotimit dhe stafin ndihmës, të cilët kanë qenë rreth 25 mijë. Për të paguar gjithë këta persona janë shpenzuar 1.7 milion euro.
Përgatitja e një raporti të plotë për shpenzimet zgjedhore pas një procesi zgjedhor është obligim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.