Ajo është bërë tani një shembull për shuma vajza në vend se si duhet të kujdesen që trupin e tyre ta mbajnë në formë.
Bëhet fjalë për Geta Beqën e cila në moshë të re merrej me aktivitete të shumta si muzikë, vallëzim e aktrim, transmeton Gazeta Express.
Por tani e njohim një Getë krejtësisht më ndryshe. Ajo është bërë një trajnerë fitnesi kështu duke u bërë shembull për të gjitha vajzat.
Geta ka disa vjet që është duke ushtruar fitnes dhe tashmë ajo ka bërë një trup të përsosur që shumë kush ia ka lakmi.
E së fundmi Geta ka realizuar një fotosesion ku ajo shfaq muskujt.
Në këtë fotografi Geta shihet e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, ndërkohë ka të veshur vetëm pantallona të shkurta.