Rajon & Botë

Vëllai vret vëllain për wireless

Timothy Record u deklarua i pafajshëm për dyshimet se ai vrau vëllain e tij duke e therur me thikë pas një zënke rreth asaj se cila pajisje po e ngadalësonte WiFi-në.

20-vjeçari dyshohet se e theri me thikë vëllain e tij më të madh, pasi një zënke mes tyre rreth asaj se cilat pajisje elektronike po e ngadalësonin WiFi-në.

Timothy Record thuhet se e theri për vdekje vëllain e tij 23 vjeç Nathan Record të martën mbrëma, kur filluan të ziheshin se cilat pajisje po e ngadalësonin internetin në shtëpinë e tyre në Massachusetts, SHBA, thuhet sipas dokumenteve të gjykatës.

Ai u paraqit në gjykatë të mërkurën dhe u deklarua i pafajshëm për vrasjen e vëllait dhe është duke u mbajtur pa dorëzani, transmeton Gazeta Express.

Gjatë zënkës, policia thonë se Nathan Record e goditi vëllain e tij të vogël disa herë në fytyrë dhe kokë.

Timothy Record më pas shkoi poshtë në kuzhinë, mori thikën dhe u ballafaqua me vëllain e tij, para se ta therte atë në gjoks.

Nëna e tyre thirri policinë në 19:30 dhe kur arriti policia, ata e gjetën Nathan Record gjallë dhe me gjakderdhje në shkallët e shtëpisë.

23 vjeçari më pas u dërgua në spital dhe vdiq nga lëndimet e marra. ‘Fitchburg Sentinel and Enterprise’ raportoi se vëllezërit kishin një histori të dhunës mes vete.

the authorE B