Sport

Zyrtare: Crystal Palace bëhet me menaxher të ri (Foto)

Skuadra e Crystal Palaces është bërë me menaxher të ri derisa në vendet e ndryshme u shikua Liga e Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Klubi nga Premier Liga para disa dite shkarkoi trajnerin holandez Frank de Boer, për të nënshkruar sonte me menaxherin e njohur, Roy Hodgson.

70-vjecari nga nesër do të filloj ta menaxhoj klubin, ku gjatë vitit 1965 ka qenë edhe futbollist.

Hodgson së fundi ishte te Kombëtarja e Anglisë por u shkarkua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta ./IndeksOnline/