Sport

Njihuni me talentin i ri të cilin Zidane është duke u ndjekur nga afër (Video)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është duke e ndjekur nga afër lojtarin e ri të Olympique de Marseille.

Zidane e njeh atë shumë mirë pasi Mazime Lopez është shok i familjes së tij, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.

“Ai luajti më fëmijët e mi dhe shfaqi një teknikë të jashtëzakonshme për moshën dhe gjatësinë e tij”, pati thënë Zidane gjatë një konference për media sezonin e kaluar.

Zidane nuk e ka fsheh admirimin që ka për talentin e ri francez, i cili po luan tashmë për U-21 të Francës.

“Kur ta shohësh mendon sa i vogël është ai, por nuk befasohem për mënyrë si po luan tani. Është mbresëlënëse se çfarë po bën ai, sepse ajo që me godet mua është personaliteti i tij. Ai vrapon shumë, e sakrifikon veten dhe i bën të tjerët të luajnë. Jam i lumtur për të”, ka theksuar Zidane, i cili pëlqen të punojë me lojtarë të rinj. /Express/