Ditët e fundit është shkruar se gjiganti turk Fenerbahce ka qenë në negociata me sulmuesin e mirënjohur nga Kameruni, Samuel Eto’o, shkruan arbresh.info.
Eto’o aktualisht është pjesë e Antalyasporit. Klubi nga Stambolli ka reaguar përmes një komunikate. “Nuk ka asnjë tentativë për Samuel Eto’o. Lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit, nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /arbresh.info/