Andres Iniesta pritet të vazhdojë kontratën me Barcelonën
Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.
Presidenti i skuadrës katalunase, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar se Iniesta shumë shpejtë do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin.
“A do të vazhdojë Iniesta me Barcelonën? Ne tashmë kemi pajtimi një parim për të rinovuar kontratën dhe shpresojmë ta finalizojmë atë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Bartomeu.
“Iniesta është një lojtar që ne duam të pensionohet në Barcelonë. Madje, ai do të vendos se kur dëshiron të pensionohet”, ka theksuar ai.
Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Juventusi po mundohet ta transferon Iniestan si lojtar të lirë. /Express/