Sulmuesi spanjoll është lënë jashtë ekipit të Chelseat për Ligën e Kampionëve.
Antonio Conte përjashton edhe njëherë Diego Costan. Pasi që nuk është grumbulluar për asnjë ndeshje gjatë fazës përgatitore, Costa është lënë edhe jashtë listës së futbollistëve të ftuar për Ligën e Kampionëve.
Trajneri italian ia ka bërë me dije Costas në përfundim të stinorit të kaluar se nuk është më pjesë e planeve të tij, por ndonëse nuk llogaritë më në të ai nuk e ka shitur Costan në ndonjë skuadër tjetër, transmeton KosovaPress.
Ende është e paqartë nëse Costa do të kthehet nga Brazili për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje, apo do të qëndrojë pa luajtur deri në afatin kalimtar të janarit.
Kujtojmë se Costa ka kërkuar që të transferohet tek Atletico Madrid.