Paris Saint-Germain ka konfirmuar se transferimi i tyre më i ri, Kylian Mbappe do të bartë fanellën me numër 29, këtë sezon.
18-vjeçari është transferuar të enjten te parisienët, nga Monaco, si huazim njëvjeçar, me te drejtë blerje në fund të sezonit, për një shumë që mund të arrijë deri në 180 milionë euro, raporton KosovaPress.
26 gola dhe 14 asiste për Monacon në sezonin e kaluar, kanë bërë që francezi të ishte një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj merkato, me ekipet si Barcelona, Real Madrid, Manchester City e Arsenal, të interesuara për shërbimet e tij, të cilat u mposhtën nga PSG në garën për sulmuesin e talentuar. /KosovaPress/





















