Aktuale

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, ua dha policëve 20 euro ryshfet

Rreth orës 21:40 të së mërkurës, në hyrje-dalje të autostradës në Veri të Prizrenir, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë.

Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës.

Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka udhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme./Indeksonline/

the authorE B